Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes së ish-profesorit, akademikut, Fehmi Agani, Presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani bashkë më kryeministrin e vendit Albin Kurti, kanë bërë homazhe të varri i tij.
Presidentja Osmani tha se profesor Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ajo vlerësoi lartë kontributin e tij në ndërtimin e Kosovës si shtet, shkruan arbresh.info.
“Ne 22 vjetorin e vrasjes makabre qe ka dhen bazamentin e Kosovës bënë homazhe që kurrë s’ rreshti se punuari për Kosovën. Ishte krahu i djathtë i Presidentit Rugova. Ai ndikojë që të bëjmë miq anë e mban vendit. Kërkojmë drejtësi për këtë rast”, u shpreh Osmani.
Ndryshe, sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani.
Agani u vra më 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe.
Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 19 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht./arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media