Osmani: Emrin tim dhe të kolegut Bulliqi e ka larguar Qeveria

21:29 | 18 Gusht 2016
M. A.

Deputetja e LDK-së ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se emrin e saj dhe të deputeti Shpejtim Bulliqi i ka larguar Qeveria e Kosovës në ceremoninë e inaugurimit të rrugës me emrin e djalit të zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Ajo ka publikuar edhe ftesën ku shihet se ajo ka qenë e ftuar.

“Dëshmi për shpifësit
Kjo ftesë, dërguar një deputeti të LDK-së, dëshmon se ftesat për ceremoninë e inaugurimit të rrugës janë dërguar nga ana e Kryeministrit, e jo nga Ambasada Amerikane. Pra, emrin tim dhe te kolegut tim z.Bulliqi e ka larguar Qeveria, e jo Ambasada Amerikane”, ka shkruar Osmani.

20160818212652124

 

Shpërndaje në rrjete sociale