Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë, pas aksidentin në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë Veriore, ku shumica ishin shqiptarë.
Në njoftimit e Presidencës thuhet se ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...