Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda po qëndrojnë në një vizitë në ShBA.
Deputetja Osmani ka njoftuar përmes Facebook-ut se të dy kanë zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë Peter Roskam dhe David Price, me të cilët ndër të tjerash është diskutuar edhe për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Takim shumë produktiv në Kongresin e SHBA me kongresmenët Peter Roskam dhe David Price, ku diskutuam për vazhdimin e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës, transformimin sa më të shpejtë të FSK-së në ushtri dhe mënyrat e tjera se si mund të bashkëpunojmë që niveli i demokracisë në Kosovë të rritet”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Autoritetet e konfirmojnë, sulmi në Sidnei ishte terrorist &...
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja...
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...