Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojnë të mbështetin të drejtën e popullit ukrainas për liri.
Këto komente Osmani i bëri të mërkurën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, ku ndër tjerash ka theksuar se agresori nuk duhet asnjëherë të të shpërblehet me tokën e viktimës, shkruan Arbresh.info
Sipas Osmanit ashtu siç agresori dështoi në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.
Postimi i saj:
Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!
Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!/Arbresh.info/
Vendimi i ZRRE-së për kompensim të qytetarëve është bllokuar...
Pa gradime, zyrtarë policorë mbajnë pozita në të cilat s’jan...
Putin falënderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në K...
Gjermania e katërta në rangun botëror të shpenzimeve për mbr...
Salah: Ky titull i Premier League është më i veçantë
Vdes ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala