Me 28 dhe29 shkurt në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë do të mbahet Samiti Evropian Juglindorë për Ukrainën.
Në këtë Samit, Kosovën do ta përfaqësoj presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, ka thënë Kupina.
Kujtojmë se në Samitin për Ukrainën i pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit.
Pjesëmarrës në Samit do të jenë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore./Arbresh.info
Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot