Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, do të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë euro.
Sipas presidencës, marrëveshja në vlerë mbi 34 milionë euro do të nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.
“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje milionëshe do të bëhet në presidencë duke filluar nga ora 11:00./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...