Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditën e djeshme, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Uashington D.C. ata do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Të parët e shtetit, gjatë vizitë në ShBA do të kenë takime me zyrtarë të lartë të ShBA-së.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Ëashington D.C. Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026