Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, do të bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.
Homazhet do të fillojnë nga ora 10:30 para ndërtesës së Kuvendit.
Pas kësaj, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.
Do të nis në ora 13:30 në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit./arbresh.info/
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...