Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në raport me zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla, përcjell Arbresh.info.
Sipas Presidentes i, institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Në takim me ambasadorin Angili, Presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë. /Aebresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin