Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit 15-vjeçar Belgin Jashari.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Osmani e ka cilësuar incidentin si një akt të papranueshëm dhe të patolerueshëm në shoqërinë kosovare.
Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat për hetimin e rastit dhe ndëshkimin e të përfshirëve.
“Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë. Çdo i ri duhet të ndjehet i sigurt, i respektuar dhe i barabartë, pa dallim prejardhjeje apo identiteti. Akte të tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për t’i ndëshkuar të përfshirët në dhunë dhe fyerje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Haxhiu dënon dhunën ndaj futbollistit Belgin Jashari: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...