Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

07:24 | 1 Prill 2026
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas humbjes së Kosovës 0:1 ndaj Turqia, duke thënë se pavarësisht rezultatit, Dardanët sollën krenari dhe emocione të mëdha.

Ajo theksoi se skuadra ishte më afër se kurrë kualifikimit në Botëror dhe se suksesi i arritur do të mbetet i rëndësishëm në histori.

Postimi i plotë:

“Dardanët e zemrave tona!

Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi.

Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!

Sonte zemrat tona rrahën si një.

Përgjithmonë me ju Dardanë!”