Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, në 25- vjetorin e masakrave në këto dy fshatra dhe në fshatrat përreth: Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar, ku forcat e regjimit gjoenocidal të Serbisë më 30 prill 1999, vranë mizorisht 280 civilë shqiptarë.
“Sa më afër lirisë, brutaliteti i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë rritej e manifestohej në mënyrën më çnjerëzore, ndaj në ofensivën e tyre vranë 280 banorë të kësaj ane vetëm pse ishin shqiptarë. Në mbrojtje të popullsisë civile u vunë vajza e djem të UÇK-së, në krye me komandant Ilaz Kodrën. Përballë egërsisë së regjimit kriminal, Ilazi me 42 bashkëluftëtarë qëndruan me guxim dhe vendosmëri deri në flijim. Ata ranë në fushë të betejës, duke u bërë të pavdekshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani tha se sakrifica e heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së, nuk do të harrohet kurrë, ndërkaq guximi i tyre do të mbahet mend gjithmonë./Arbresh.info




Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë