Presidentja Vjosa Osmani, ka kryer homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Presidentja, së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit.
Me këtë rast, Osmani ka nderuar figurën dhe kontributin e Dacit në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.
Ajo ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.
Nexhat Daci ka qenë një nga figurat kyçe të jetës institucionale të Kosovës pas luftës, duke ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit si dhe president në detyrë, duke dhënë kontribut edhe në fushën akademike. Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga spektri politik dhe institucional.
Ai do të varroset sot nga ora 13:40-14:20 në varrezat e Dragodanit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...