Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë.
Osmani tha se ky lajm vjen pas takimeve që ajo zhvilloi në Washington, ndërsa tha se programi i MCC ka ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë