Misioni i OSBE-së në Kosovë ka vlerësuar se nuk ka kushte të sigurisë për numërimin e votave në Kosovë.
Kjo gjë është thënë në një njoftim të dërguar në Zyrën e ashtuquajtur për Kosovën.
“Shefi i Misionit të OSBE-së, Jan Braathu informon se Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka vlerësuar se nuk ka mundësi për numërim të votave në qendrat e votimit në territorin e Kosovës ku ka serbë, dhe se misioni do të veprojë në përputhje me dispozitat e udhëzimet të cilat janë përcaktuar nga masat dhe veprimet që ishin aplikuar në situatën e përshkruar”, thuhet në këtë njoftim,raporton b92, transmeton Indeksonline.
Sipas udhëzimeve për zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, përveç nëse nuk ekzistojnë kushtet e sigurisë për numërimin e votave në Kosovë, ato do të transferohen në Vranjë dhe Rashkë e është pikërisht komisioni zgjedhor i Serbisë që ka bërë kërkesë që i gjithë materiali procesit zgjedhor të shkojë në shtetin serb.
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...
Protesta e opozitës, policia: 16 efektivë të plagosur, kanë ...
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...