Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e medieve në Prishtinë.
Në donacionin e siguruar, shpërndarja e të cilit do të fillojë të hënën, bëjnë pjesë: 55 xhaketa, 55 jekelë, 50 veshje mbrojtëse, 50 mburoja fytyre, 180 pako maska, si dhe 180 dezinfektues 100ml.
Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës posedon listat e kolegëve tanë që punojnë në terren dhe janë pajisur me mjete mbrojtëse nga donacionet e mëparshme. Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen ditëve në vijim.
AGK-ja do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve të tjera, në mënyrë që të kolegëve tanë t’u lehtësohet sado pak puna që po e bëjnë përgjatë pandemisë COVID 19./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...