Misioni i OSBE-së dhe Polica e Kosovës do të organizojnë pritje solemne për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Lidership 2018 për Kolonele Taibe Canollin për arritjet e saja në zbatim të rendit e ligjit dhe siguri publike.
Duke njohur punën e saj si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe ish-Kryesuese e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Kolonele Canolli u shpërblye me çmim nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police (IAWP) gjatë konferencës vjetore të trajnimit, të mbajtur gjatë muajit korrik në Kalgari, Kanada.
Kjo konferencë mbledh çdo vit gratë e policisë nga i gjithë globi për trajnime, rrjetëzim dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave në punën policore.
Gjatë konferencës në fjalë, Kolonele Canolli gjithashtu u emërua si anëtare e Bordit të Drejtorëve të IAWP-së, ku do të marrë përsipër përgjegjësinë për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore