Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur se e dënon rastin e shkrimeve që ndodhën ndaj e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll të Pejës.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon vandalizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll më 14 maj dhe mesazhet e urrejtjes dhe intolerancës me të cilat u prishën muret e kishës. Misioni mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për të hapur një hetim dhe për t’i vendosur autorët para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e OSBE-s.