Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë për bashkim kombëtar.
Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Zyra e OVL- UÇPMB-së në Preshevë.
Aty thuhet shqiptarët kanë bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën e tyre për bashkim kombëtar.
Protesta mbahet më 28 nëntor.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i OVL-UÇPMB-së:
Shqiptarët janë duke bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën për bashkim kombëtarë. Këtij ideali madhor i kanë ndihmuar sakrifica të gjeneratave nga e kaluara e lavdishme, e tashmja dhe ardhmja. Shqiptarët kan dhënë dëshmorë në luftëra për bashkim kombëtarë. Kan zhvilluar rezistenca aktive e paqësore, kërkesa e protesta para bashkësisë ndërkombëtare dhe shumë akte tjera në shërbim të kauzës për bashkim. Të dashur qytetarë, të dashur bashkëkombas atdhetarë shqiptare po i jetojmë momentet vendimtare kur po bisedohet për zgidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro serbe. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së fton qytetarët e Kosovës Lindore që t’i bashkangjitemi protestës që do të organizohet më 28 Nëntor të këtij muaji, Dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së shtetit të Shqipërisë. Prej një mijë arsyeve qē do të duhej të protestonim kundër këtij regjimi, një e veçojmë; ngritjen e zërit për bashkangjitje me Kosovën. Ejani të festojmë dhe të protestojmë për autoktoninë tonë shekullore. Protestojmë kundër padrejtësive historike, për të drejtën tonë natyrale, për realizimin e amanetit të dëshmorëve, për ardhmërine dhe dinjitetin e fëmijëve tanë. Në bashkëpunim me subjektet politike, shoqërinë civile, bashkësinë islame OVL e UÇPMB – së fton të gjithë qytetarët që t’ i bashkangjiten kësaj proteste më 28 Nëntor, në ora 11 nga Shtëpia e Kulturës në marshin protestues deri te qendra e qytetit para Kuvendit Komunal. Dil protesto me dinjitet. Protesto për autoktoni kombëtarë, autenticitet kulturorë e patriotik. Protesto për kauzën madhore. Protesto për bashkim kombëtarë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...