Rrjeti i Aksionit për Kosovën – KAN, ishte quajtur organizata e formuar nga Albin Kurti me disa të tjerë, nga e cila organizatë u themelua edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe këtë organizatë jo qeveritare, nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, e ka quajtur shqiptaro-serbe.
“Vetëvendosje, prej KAN-it kur kanë qenë si organizatë shqiptaro-serbe është formuar në Lëvizje është bërë Lëvizje protestuese dhe është bërë lëvizje politike. Ata i kanë politikat e veta. Unë i respektoj rivalët por nuk bën të krijohet percepsionin e rrejshëm publik sepse ata nuk janë opsion i Kosovës”, ka deklaruar Haziri në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova.
KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision, proklamonin se kanë, ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive.
Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti.
KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.
Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën “Jo negociata, vetëvendosje”, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...