Pas publikimit të listave të futura në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njësitë vartëse, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Ekzil, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë reaguar duke thënë se është bërë tejkalim i kompetencave nga ana e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatave të dala nga lufta, ky vendim i komisionit është në kundërshtim me ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht nenit 3.
Ja ku mendojnë kategoritë e dala nga lufta se është shkelur ligji.
Përkufizimet
1.1. Lufta Çlirimtare e Kosovës (LÇK) – është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK – ja, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe sjelljes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, me karakter mbrojtës dhe çlirimtar, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake, policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...