Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka hedhur tym në oborrin e Klan Kosovës.
Kjo revoltë e tyre vjen pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në emisionin Big Brother, ku ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh i akuzuar për dhunë fizike, është bërë pjesë e spektaklit mbrëmjen e së hënës.
Në fotografinë e publikuar nga “QIKA” shihet situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”.
Ndryshe, kundër kësaj hyrje ka reaguar edhe organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të cilët vendosën mbishkrime në muret e shtëpisë.
“Bojkotojeni Klanin”, “Dhunuesit jashtë”, “Klani dhunon gratë”, ishin shkrimet e vendosura në mure.
Ndryshe, Atilla Kardesh akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj modeles Drenusha Latifi, të cilët së bashku kanë edhe dy fëmijë./Arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro