Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të tregojë vendosmërinë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe kërcënimeve tjera të sigurisë.
Kështu tha kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në konferencën rajonale për hetimin dhe ndjekjen e trafikimit ndërkufitar të narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Pjesëmarrja në këtë konferencë vërteton faktin se organi i akuzës dhe Shërbimi Policor i Kosovës janë duke u vlerësuar si një partner i besueshëm nga prokuroritë dhe agjencitë policore të rajonit dhe partnerët ndërkombëtar dhe kjo tregon që Kosova është faktor i rëndësishëm në forcimin e sigurisë së rajonit dhe Evropës.
Sipas tij, prania e përfaqësuesve të prokurorive dhe shërbimeve policore të rajonit, si dhe përfaqësuesve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, flet qartë për rëndësinë e konferencës dhe në mënyrë të drejtë tregon nevojën më se të njohur për forcimin e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin sa më efikas të informacioneve.
“Sot, jemi mbledhur së bashku për të rritur mirëfunksionimin e organeve të ndjekjes, për të treguar se jemi të motivuar për të afirmuar bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht midis vendeve të rajonit, si dhe përmbushjen e standardeve evropiane për të përmirësuar qasjen ndërnacionale edhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë”, është shprehur Lumezi.
Me qëllim të luftës më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve të luftës dhe pastrimit të parave, sipas të parit të prokurorisë së shtetit në Kosovë është themeluar edhe Prokuroria Speciale, si prokurori e posaçme në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, e cila ka kompetencë dhe përgjegjësi për t’i zhvilluar hetimet dhe ndërmarrë ndjekjen penale për krimet më të rënda që janë në kompetencë të veçantë dhe plotësuese në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas tij me formimin e kësaj Prokurorie dhe me ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës janë krijuar parakushtet më cilësore për punë më efikase në ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe në ndjekjen e autorëve të krimit.
“Bashkëpunimi i Kosovës me organizatat relevante rajonale dhe organizatat ndërkombëtare si dhe me Prokuroritë dhe Agjensionet Policore të rajonit është e një rëndësie të madhe në luftën kundër të gjitha formave të krimit ndërkombëtar, sidomos kundër atyre të cilët paraqesin rrezikun më të madh për siguri, liri dhe drejtësi siç janë terrorizmi dhe krimi i organizuar”, ka thënë kryeprokurori Lumezi.
Sipas të parit të organit të akuzës, anëtarësimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe drejtësisë siç është Interpoli dhe Europoli, mbetet akoma një nga sfidat kryesore.
Ne jemi të përkushtuar që në të ardhmen të forcojmë bashkëpunimin me prokuroritë dhe policitë e vendeve të rajonit, si dhe me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke qenë partner seriozë në përpjekjet tona në luftën kundër dukurive kriminale përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, por edhe përmes rrugës joformale.
Kryeprokurori Lumezi vlerësoj se kjo konferencë rajonale, e cila është duke u organizuar dhe mbështetur financiarisht nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA-ve, mund të shërbejë si një model i mirëfilltë i mbështetjes konkrete të përpjekjeve tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
Fakti që sot në këtë konferencë kemi përfaqësuesit e të gjitha vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesit e SHBA-ve, prokurorë dhe hetues policorë, të cilët do të shkëmbejnë përvojat dhe do të diskutojmë metodat e zbatimit të hetimeve, na jep të drejtë, për të besuar se bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Kjo konferencë sipas tij mund të shërbej edhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal i cili, sipas tij është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e rasteve të krimeve transnacional.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...