ORCA e sheh takimin e djeshëm të rektorëve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës zt. Kadri Veseli si takim kryekëput me motive politike dhe i bën thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera të mos e shfrytëzojnë situatën për të bërë lojëra politike dhe elektorale në kurriz të cilësisë së arsimit.
Takimi i djeshëm i rektorëve me zt. Veseli në ambientet e Kuvendit nuk ka kurrfarë logjike institucionale pasi zt. Veseli si Kryetar i Kuvendit të Republikës nuk ka asnjë lidhje direkte me rektorët. E vetmja lidhje e tij me rektorët mund të jetë ajo partiake, në cilësinë e partisë partnere të koalicioni apo për faktin që rektorët janë zgjedhur në këto pozita në kohën kur mandatin e qeverisjes në arsim e ka pasur Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, të tilla takime nuk duhet të zhvillohen në ambientet e institucioneve të shtetit, por në ambientet partiake ashtu që publiku ta ketë të qartë natyrën e takimit.
Deklaratat populiste të zt. Veseli duke ju premtuar universiteteve publike gjëra të caktuara pa e pasur tagrin institucional për një gjë të tillë, janë deklarata me motive elektorale. Si të tilla, ato janë të papranueshme për ne si organizatë e shoqërisë civile, për partnerët ndërkombëtarë dhe për institucionet evropiane ku Kosova synon të anëtarësohet.
ORCA rikujton se të gjitha universitetet tjera që veprojnë në Kosovë me përjashtim të Universitetit të Prishtinës nuk i plotësojnë kushtet e Ligjit për Arsimin e Lartë, neni 10, pika 2 e tij për të mbajtur emërtimin “Universitet”:
“Në bazë të dispozitave të këtij ligji, emërtimi “Universitet”, mund t’i jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë, që ka ofruar kurse apo programe të akredituara për së paku pesë vjet, në të paktën pesë fusha studimi, sikurse përcaktohet në akt nënligjor të Ministrisë dhe i cili ka nxjerrë të paktën nga një të diplomuar me doktoratë të akredituar në secilin nga këto programe studimi.”
ORCA nuk është për mbylljen e këtyre institucioneve pa ndonjë studim të nevojave shoqërore dhe ekonomike, mirëpo masa të menjëhershme në reformimin e tyre duhen marrë si për shembull emërtimi me tituj tjerë të përcaktuar me Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe profilizimi i tyre në fusha të caktuara studimi.
ORCA përsëritë për të gjitha palët e përfshira në mënyrë direkte ose indirekte, në krizën absurde të ditëve të fundit rreth (mos)akreditimit të disa programeve, se rianëtarësimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA dhe EQAR është duke u shqyrtuar. Brenda 2-3 muajve pritet vendimi për rikthimin e AKA në këto institucione evropiane. Prandaj çfarëdo prekje e pavarësisë së Agjencisë do t’i kushtojë shtrenjtë studentëve të Kosovës dhe cilësisë së arsimit në vend.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...