Orav: Shpresoj që Kosova shumë shpejt të ketë një qeveri që ne të punojmë qe të arrihet progres në të gjitha këto pika

18:21 | 4 Nëntor 2025
R J

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav i ka dorëzuar Raportin e Progresit për vitin 2025, kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Pas takimit, Kurti dhe Orav po mbajnë një konferencë për media, raporton Arbresh.info

Ambasadori Orav tha se në shumë vende kemi progres të jashtëzakonshëm. Ai tha se fqinjët e Kosovës, Shqiperia dhe Mali i Zi janë në rrugë të duhur.

“Për të arritur progres duhet të kemi partneritet, të kemi qeveri. Në këtë aspekt, ky viti që po kalojmë ishte vit humbës. Në vitin e kaluar ishit duke punuar që të arrini reforma në rrignë e gjyqësorit. Elita politike duhet të bëhet bashkë që të krijojnë një shumice.” , tha ai.

“Ai tha se Kosova ka arritur progres në 6 fusha duke përmendur gjyqësorin, marrëdheniet e jashtme.

Progres është arritur edhe në reformën në drejtësi, dua të theksoj qëndrimin pozitiv të Kosovës në CEFTA”, theksoi Orav.

Ai theksoi se këto nuk janë kërkesa të BE-së por Orav u shpreh se raporti thekson sulmet ndaj gazetarëve përfshire edhe gjuhen e politikanëve ndaj tyre.

“Shpresoj që Kosova shume shpjet të ketë një qeveri qe ne të punojmë qe të arrihet progres në të gjitha këto pika” u shpreh ai.

Masat kundër Kosovës nga muaji i ketoj viti ka marrë hapt e parë qe të heqë këto masa ndaj Kosovës. Orav theksoi se Komisioni synon edhe heqjen e mëtejme të këtyre masave kur bëhet transferimi i pushtetit në veri./Arbresh.info