Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Takimi, i cili u mbajtë në ambientet e komunës, përfshiu diskutime mbi çështje të rëndësishme si infrastruktura, arsimi, dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, të cilat Prishtina do të nikoqirë në vitin 2030.
Pas përfundimit të takimit, Orav theksoi se Bashkimi Evropian mbështet projektet në Prishtinë, që kanë një ndikim pozitiv për banorët e kryeqytetit dhe për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë atje.
“Lidhshmëria, infrastruktura, arsimi dhe Lojërat Mesdhetare 2030 ishin fokusi kryesor i takimit tim me kryebashkiakun Përparim Rama. BE-ja mbështet projektet në Prishtinë nga të cilat përfitojnë banorët e saj dhe të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë këtu. Qeverisja e mirë dhe transparenca mbeten kyçe”, shkroi Orav, në “X”.
Si pjesë e vizitës, Orav dhe Rama inspektuan Sahat-Kullën, një simbol të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Prishtinës, e cila është restauruar falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe UNDP-së./Arbresh.info/
Serbia dhe Bosnja kundër deklaratës së Samitit të SEECP-së n...
Përplasja Izrael-Iran/ Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit,...
Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një i vdekur dhe d...
Netanyanu s’e përjashton mundësinë e vrasjes së Khameneit
Gjermania, në krah të Policisë së Shtetit në luftën kundër k...
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: D...