Komisioni Evropian (KE) sot (e enjte) pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën, mirëpo ky raport ka gjasa të shtyhet për javën e ardhshme për shkak se më 28 dhe 29 qershor mbahet Këshilli i Ministrave, në të cilin zyrtarisht miratohen konkluzionet për Kosovën.
“Kosovës i është thënë se tanimë është çështje ditësh liberalizimi i vizave, gjithsesi para pushimit veror kur edhe Parlamenti Evropian shkon në pushim”, kanë thënë burime brenda Qeverisë së Kosovës për gazetën “Epoka e re”.
Ndërkaq të mërkurën ka qëndruar për vizitë në Prishtinë drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në KE, Genoveva Ruiz-Calavera, e cila është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ajo pas takimit me Haradinajn ka shprehur optimizëm se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një realitet i shpejtë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...