Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, tha se Serbia ka një zgjedhje, ose do të mbrojë Milan Radoiçiqin ose do të mbrojë interesat e serbëve në Kosovë.
“Banjska është ende një gur në qafë për Serbinë, siç shihet edhe nga fjalimi i Macronit. Serbia ka një zgjedhje: Ose do të mbrojë Milan Radoiçiqin ose do të mbrojë interesat e serbëve në Kosovë. Ose do të “sakrifikojnë” lirinë e tij dhe pasurinë e fituar ilegalisht ose të ardhmen e 6.5 milionë qytetarëve të Serbisë. Fatkeqësisht, askush nuk dyshon se regjimi progresiv do të zgjedhë opsionin më të keq”, ka shkruar ai në ‘X’, shkruan rtk.
Ndryshe Presidenti francez tha mbrëmë në Pallatin Elysee në Paris, se se autorët e sulmit në Banjska në shtator të vitit 2023 duhet të sillen para drejtësisë.
Ai tha se ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian. Macron përsëriti se vendi i tij mbështet ndërmjetësimin e BE-së në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe shtoi se mbron zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit, ndër të cilat është formimi i Asociacionit të Komunave, si dhe mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës.
Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...