Qeveria e Kosovës ditë më parë ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të QUINT-it si dhe shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative për dialogun me Serbinë.
Megjithatë, ndonëse ky propozim i Qeverisë për atë se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja me Serbinë u është dërguar edhe subjekteve politike në vend, ato ende nuk kanë një qëndrim në lidhje me të. Edhe nëse do të ketë unitet të subjekteve politike në vend analistë politikë vlerësojnë se Serbia nuk do të pajtohet me këtë draft, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në mbledhjen e radhës së Qeverisë do të prezantohet ky draft i marrëveshjes. Ai ka bërë të ditur se drafti përfshin të gjitha temat të cilat janë të rëndësishme për Kosovën dhe të cilat duhet të diskutohen në dialogun me Serbinë
Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor
Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për the...
Dybala s’largohet nga Roma, kërkon rinovimin
Gjykata dënon me 16 vite burg autorin, familja Cani: Drejtës...
Paga minimale 425 euro nga janari, Murati: Qeveria e vetme q...
Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Pol...