Ndonëse nuk e shohin Listën Serbe si alternativë për rrëzimin e qeverisë, partitë opozitare, nuk e përjashtojnë një mundësi të tillë. Opozitës i duhet edhe pesë vota për të arritur qëllimin për të rrëzuar qeverinë Hardinaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga kur është krijuar qeveria pati lajmëruar se do të punoj vazhdimisht për rrëzimin e sajë. Tash e disa muaj, LDK ka mbledhur nënshkrimet e opozitës, por për të ardhur deri te rrëzimi i qeverisë i duhen edhe disa vota të pozitës.
Qëndrimi i LDK-së ka qenë se qeveria Haradinaj, do të rrëzohet edhe me votat e Listës Serbe, pasi siç thonin, ishte pikërisht Lista Serbe, ajo që mundësoi rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Por tani, LDK thotë se lista serbe nuk është alternativë.
“Do te mundohemi me çdo formë që përbrenda koalicionit PAN t’i gjejmë edhe votat tjera për rrëzimin e koalicionit PAN. Lista Serbe nuk është alternativë”, bënë të ditur përmes një përgjigje zëdhënësi i LDK Besian Mustafa.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se nuk llogarisin në votat e Listës Serbe, por as nuk mund t’ia mohojnë që të votojnë pro rrëzimit të kësaj qeverie.
“Nuk ua kërkojmë e as nuk llogarisim në votat e tyre për rrëzimin e Qeverisë. Por njëkohësisht as nuk mund t’ua imponojmë se si ata do të votonin në këtë rast, ashtu siç ne nuk mund t’i sjellim me zor në Kuvend e as t’i nxjerrim nga Kuvendi kur të votohet mocioni ndaj Qeverisë”, tha për RTV Dukagjinin, Rexhep Selimi.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...