Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë mohuar se në takimet e përbashkëta të opozitës është diskutuar për emrin e Shpend Ahmetit, si kandidat për kreun e ekzekutivit, në rast të zgjedhjeve të parakohshme.
Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje ka mohuar këtë informacion që ka qarkulluar gjatë ditës në disa medie.
“Është plotësisht e pavërtetë. Subjektet opozitare as që kanë diskutuar për një çështje të tillë”, ka thënë Krasniqi për Koha.net.
Të njëjtën, në kushte anonimiteti, e ka thënë edhe një deputet nga radhët e AAK-së.
“Diçka e tillë as që është diskutuar deri më tash”, ka thënë ai.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë