Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për shpenzimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Deputeti nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj ka kritikuar qeverinë që kontraktoi kompaninë, së cilës i pagoi nga 3 euro për kimikat me logo të pavarësisë.
Madje, ai thotë se nuk ka arritur ta sigurojë asnjë laps të tillë.
“Dhe kur kam kontaktuar me kompanitë, më kanë thënë që çmimi në treg për kimikë sillet nga 30 deri në 50 centë. Ndërsa ne kemi paguar nga tri euro. Këtu dikush ka mashtruar. Ose qeveria, ose kompania, ose të dyja bashkë”, ka thënë Selmani.
Ai po ashtu ka thënë se kur flitet për paranë publike, partitë pushtetare nuk kanë interes.
“Kur po flasim për abuzimin e parasë publike në Kosovë, partitë në pushtet nuk kanë interes. E kemi thirre këtë seancë të jashtëzakonshme sepse nuk kemi arritur të marrim përgjigje nga qeveria”, ka thënë Selmani. “Shpenzimet e paparashikuara mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente”, ka shtuar ai.
Në fund të fjalës së tij, Selmanaj ka treguar se LDK do të propozojë një rezolutë e cila do ta detyrojë Qeverinë të sjell një raport të detajuar për këto dy pika: “Qeveria e Kosovës të ndalë menjëherë praktikën e menaxhimit të financave pa përgjegjësi. Në afat prej tri javës, zyra e kryeministrit të sjell një raport të detajuar për kompanitë që kanë zhvilluar aktivitetet: shënimin e përvjetorit të pavarësisë si dhe shënimi i 550 vjetorit të vitit të Skënderbeut”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/577394202758665/?notif_id=1552302337092652¬if_t=live_video_explicit
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...