Perisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur të mos deklarohet në lidhje me dorëheqjen e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, opozita e quan si gjendje të jashtëzakonshme e po ashtu këta të fundit kërkojnë nga Qeveria që të kenë një plan pas dorëheqjeve në veri.
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, kryetarja Albulena Haxhiu ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të diskutohet çështja e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri.Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa në lidhje me këtë, u shpreh se duhet të merren informata zyrtare nga akterët kryesorë, e jo të merren siç u shpreh ai, me informata të portaleve.Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi , tha se Qeveria në momentin kur ka marrë veprime, do të duhej të kishte planin se si të vepronte në rastin ndaj kundërveprimeve të Serbisë.
Gjendja të jashtëzakonshme e ka quajtur këtë të kohëve të fundit, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi. Ai ka kërkuar nga skena politike që të jenë të unifikuar.
Në mbledhjen e komisionit për Legjislacion është aprovuar, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Ndërsa, sa i përket shqyrtimit të raportit me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, është shtyrë në mbledhjen tjetër të komisionit.Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...