Vetëvendosja dhe LDK-ja kërkojnë që qeveria “Haradinaj” të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tyre, koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për të mbetur në pushtet.
Dy subjektet opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Të martën “Vetëvendosja” dhe LDK-ja e kanë lëshuar sallën e Kuvendit në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e rekomandimeve të tyre kundër vendimit për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar nga pozita e vendit, duke ia pamundësuar kështu koalicionit qeverisës ta vazhdojë seancën pasi nuk kishte kuorum.
Pas kësaj “Vetëvendosja” ka kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë. Edhe LDK-ja ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, por ka thënë se fillimisht duhet të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.
Në anën tjetër, analistët e vendit bojkotimin e seancës nga opozita e shohin si hap drejt rrëzimit të kësaj Qeverie. Madje sipas tyre, dështimi i seancës është dështim i koalicionit qeveritar./Zëri/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...