Me anë të një komunikate për mediat, Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj heqjes së tendave të partive opozitare në sheshet e kryeqytetit nga ana e Policisë së Kosovës, duke thënë se për vendosjen e këtyre tendave, partitë opozitare kanë marrë leje nga komuna.
Komuna e Prishtinës thotë se opozita ka marrë leje që tendat të qëndrojnë aty që nga data 23 shkurt deri në datën 8 mars.
“Njoftojmë opinionin publik se Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje subjekteve politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe Nisma që të vendosen me tenda në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” nga data 23 shkurt, deri më datën 8 mars”, thuhet në komunikatë.
Sipas Komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprim të njëanshëm.
“Së këndejmi tendat e vendosura në këto dy sheshe janë aty me leje dhe në mënyrë të ligjshme. Heqja e tyre nga Policia e Kosovës po bëhet me veprim të njëanshëm dhe pa asnjë justifikim”, thuhet në fund.
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...