Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar për nesër një javë, mirëpo subjektet opozitare ende druajnë se partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK’ja), siç thonë ata, mund të luajë lojëra politike për t’i shmangur zgjedhjet
Të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për seancën e 22 gushtit 2019, kur pritet të ndodhë shpërndarja e Kuvendit.
Dorëzimin e nënshkrimeve të ligjvënësve e ka konfirmuar për “Zërin” sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë edhe PDK-ja i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve.
Ndonëse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën kur do të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë frikë se PDK-ja, siç thonë ata, ende mund të luajë lojëra politike.
Arbërie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar për “Zërin” se PDK-ja që nga fillimi ka dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket shpërndarjes së Kuvendit. Ajo megjithatë ende ka dilema nëse do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin