Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë refuzimin e radhës nga partitë opozitare për çështjen e reformës zgjedhore.
Boshti opozitar i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i kanë thënë sërish jo ftesës se Thaçit për reformën.
Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha vlerëson se reforma zgjedhur ka mundur të nisët shumë më herët dhe jo tani. Kosova, sipas tij, ka shumë më probleme emergjente se sa reforma zgjedhore.
“Është shumë e nevojshme qe sa me shpejtë të shkohet në zgjedhje dhe përmes mekanizmit të zgjedhjeve të vie një qeveri tjetër e re, e cila të gjitha problemet e krijuara do t’i trajtojë. Nuk është momentumi për një reformë zgjedhore. Është vetëm blerje e kohës për pushtetin e tashëm dhe largim nga problemet aktuale qe e mundojnë Kosovën dhe opinioni të merret me reformën dhe jo me problemet aktuale qe ka Kosova”, ka thënë deputeti i AAK-së për ‘Indeksonline’.
Në këtë linjë janë edhe të subjekti i Fatmir Limajt. Sekretari i kësaj partie, Bilal Sherifi ka thënë shkurt se edhe Nisma do të refuzojë sërish këtë takim.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur për të premten takimin e radhës mes kryetarëve të partive për të diskutuar për reformën zgjedhore.
Javën e kaluar ishte mbajtur një takim pa praninë e tri partive kryesore opozitare.
Në këtë takim janë dhënë një sërë propozimesh për çështjen e reformës. Thaçi ka propozuar që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe nga një ulëse në Kuvend ta kenë komuniteti malazez dhe ai kroat. Ndërsa, kryeministri Mustafa në cilësinë e kryetarit të LDK-së ka propozuar qe të hiqet balotazhi në zgjedhjet komunale.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...