Subjektet opozitare në vend janë shprehur të shqetësuara me presionin, që sipas tyre, krerët institucionalë po ushtrojnë mbi deputetët e koalicionit qeverisës për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas tyre, deklarata e presidentit Hashim Thaçi se deputetët do të kenë përgjegjësi historike për mosvotim të Demarkacionit, është presion publik mbi deputetët e mazhorancës.
Presidenti i vendit së fundi ka thënë se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, dëmi për Kosovën do të ishte i shumëfishtë.
“Ne ende e kemi të papërfunduar plotësisht njohjen botërore të Kosovës e me vështirësi të mëdha po përpiqemi të anëtarësohemi në organizatat kryesore ndërkombëtare me ndihmën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë perëndimorë. Këto sfida do të bëheshin të pakapërcyeshme po qe se nuk do të kemi ndihmën e partnerëve strategjikë”, ka deklaruar Thaçi.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...