Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Qeveria që të angazhohet më shumë në menaxhimin e situatës me pandemi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se duhet angazhim më i madh në ruajtjen e shëndetit publik.
“Andaj qeveria të del me punë më shumë dhe të ruajnë shëndetin e qytetarëve”, tha Tahiri derisa kërkoi më shumë angazhim në zonat rurale.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se e gjitha kjo ka të bëjë me qasjen dhe mënyrat se si Qeveria po sillet në këtë pandemi, duke shtuar se situata është alarmante.
“Situata është alarmante andaj lus qeverinë t’i kthehet realitetit, mos ja ndalni shtesat mjekëve, mos punoni sikur pandemia ka përfunduar, riktheni mbështetjen për stafin profesional shëndetësor, riktheni inspektorët. I keni mbyllur të shtunave dhe të dielave për vaksinim”, tha Zemaj.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk janë duke punuar aspak në çështjen e pandemisë dhe në ruajtjen e punëtorëve shëndetësor e Ligjin e pagave.
“Kur po ju duhet ndihma e policëve e zjarrfikësve, e mjekëve po thoni këta janë heronjtë tanë. Jeni duke dështuar në ligjin e pagave, andaj kërkoj urgjentisht që të punoni në këtë drejtim”, tha Tahiri.
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...