Opozita e Bashkuar po vazhdon veprimtarinë e saj kundër dy marrëveshjeve tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës, asaj për “Zajednicën” dhe asaj për Demarkacionin me Malin e Zi, njofton kumtesa e përbashkët e partive opozitare: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, transmeton Koha.net.
Të shtunën, më datë 12 dhjetor, bashkë me qytetarë të Gjilanit e të krejt Anamoravës do të mblidhemi në Manifestimin për Republikën që do të mbahet në orën 13:00 para teatrit të qytetit në Gjilan.
Gjilani dhe Anamorava janë një prej regjioneve më të prekura prej decentralizimit etnik, i cili sot po shndërrohet në “Zajednicë”. Copëtimi i Anamoravës, krijimi i enklavave etnike serbe, pengon zhvillimin infrastrukturor, ekonomik dhe shtetndërtues në këtë regjion.
Për këto dëme, janë më se të vetëdijshëm qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës, të cilët masivisht e kanë nënshkruar peticionin kundër dy marrëveshjeve në shtatorin dhe tetorin e këtij viti.
Në 12 dhjetor Gjilani do të thotë fjalën e vet, dhe do t’i bashkohet tërë Kosovës në ngritjen e zërit dhe kundërshtimin popullor ndaj dy marrëveshjeve kriminale, të cilat janë nënshkruar pa e marrë parasysh vullnetin qytetar, pa përfshirë opozitën, dhe pa transparencë.
Të nderuar bashkëqytetarë
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...