Opozita bojkoton festën e shtatëvjetorit të Kushtetueses (Video)

20:53 | 26 Tetor 2016
M. A.
Gjykatë Kushtetuese organizoi aheng për shtatëvjetorin. Por, në këtë ngjarje që u bë për herë të parë nga ky institucion, nuk u pa opozita.
Nikoqirja, kryetarja e kësaj gjykate,  Arta Rama- Hajrizi, e lavdëroi punën e institucionit që e udhëheq, duke thënë se i zgjodhën 90 % e të lëndëve që i kishin.

Fjalë të mëdha për punën e institucionit me të lartë të drejtësisë në vend pati edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Fjalë miradije për këtë institucion patën edhe të ftuar të tjerë, por duket se fjalimet e tyre nuk po i interesojnë shumë dikujt.

Me këtë rast, nga të gjithë folësit, pos lëvdatave, u bë thirrje që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen nga të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale