Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më datë 5 maj të mbahet seanca e radhës. Kjo mbledhje e kryesisë është mbajtur pa partitë opozitare.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë pas mbledhjes se është vendosur që seanca e re të mbahet më 5 maj, në ora 10:00.
“U mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që seanca e re plenare të mbahet me 5 maj në ora 10:00. Në agjendën e seancës së re plenare përveç pikave zakonshme do të kemi edhe votimin për dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese etj.”.
Përfaqësuesit e opozitës nuk morrën pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit që ka nisur të mbahet të enjten.
Gjithashtu në seancën e radhës do të mbahet edhe debati parlamentar për punën e një vjeçare të Qeverisë Kurti.
“Si dhe debatin parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mandatin e parë të saj. U shqyrtua edhe kërkesa e nënshkruar nga 41 deputetët e LVV për formimin e komisionit hetimor për vendimmarrje në sektorin e energjisë, kërkesë të cikën unë kërkova që shqyrtimin e saj ta shtyjmë për një seancë tjetër më të cilën shpresojmë që të kemi dakordancë edhe me opozitën. Duke ditur se kjo është tema që opozitën e ka bërë që të mos jetë prezent në mbledhjen kryesinë e Kuvendit e rrjedhimisht edhe në komisione apo në seancën plenare”./EO/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...