Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë, pasi dyshohet se ishin duke u marrë me shitblerjen e narkotikëve.
Siç njofton policia gjatë operacionit të koduar “Blloku”, pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.
Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej 420.2 gram të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policor
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe në konsultim me të njëjtin hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit janë gjetur :
Një paketim me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 1063.8 gram,
Një qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 31.8 gram,
Sasi e pluhurit ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe
3 -peshore digjitale .
Vlera e substancës narkotike e shitjes parashihet të jetë rreth 15 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova material, ndërsa nga personat e dyshuar dy prej tyre pas intervistimit te tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje për 48-orë./Arbresh.info/

Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi