Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar rreth 12 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihunë, në vazhdën e operacionit “Guri”.
Në njoftimin e policisë thuhet se sot janë kontrolluar 11 lokacione, ndërsa gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar në tentim për t’i ikur policisë, ka kërcyer nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.
“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...