19 armë janë konfiskuar ndërsa 14 persona janë arrestuar gjatë dy ditë zbatimi të Urdhrit Operativ “Goditja”.
Sipas njoftimit të Policisë, të angazhuara kanë qenë 823 patrulla policore, janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkooltest dhe janë kontrolluar 4 mijë e 848 vetura, shkruan Arbresh.info.
“Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna: Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore),Janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA), Janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest, Janë kontrolluar 4848 vetura, Janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme, Janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, Janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj.”, bën të ditur Policia.
Qëllimi i zbatimit të Urdhrit Operativ “Goditja”, siç njofton Policia, është shtimi i aktiviteteve apo patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale kafiteri, bare nate, e shuëm qytetarë që i vizitojnë ato./Arbresh.info.
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...