I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Alepo.
Vetëm ditën e shtunë, aktivistët raportojnë se 33 persona janë vrarë në luftimet në qytetin verior të Sirisë. De Mistura ka bërë thirrje për të ndaluar të paktën 48 orë luftën që të lejohet shpërndarja e ndihmave dhe evakuimi i personave të lënduar nga luftimet. Në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e fundjavës është edhe Ali Daqneesh.
Djali 5-vjeçar nga Siria, imazhet e të cilit përlotën botën, tani ka humbur dhe vëllain e tij. Doktori që kishte në duar jetën e 10-vjeçarit tregon pamundësinë për ta mbajtur gjallë. “Djali kishte shumë plagë, mushkëritë i kishte në gjendje të mjerueshme, kjo sepse kishte qëndruar për një kohë të gjatë në rrënoja. Zemra e tij u ndal tri herë dhe ne e rikthyem në jetë 3 herë, por për fat të keq, në fund ai vdiq”, u shpreh mjeku. 10-vjeçari nuk ishte nxjerrë nga rrënojat në të njëjtën kohë si vëllai më i vogël./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...