Ministi i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se projekti “Ndërmjetësimi në Punë për të rinjtë” tani më është lansuar dhe për këtë projekt do të përzgjedhen 200 të rinj të cilët pastaj do të ndahen në fusha të ndryshme për të punuar në ndërmarrjet përkatëse.
Kujtim Gashi tha se për herë të parë në Republikën e Kosovës studentët të cilët e përfundojnë këtë projekt do t’i llogaritët si përvojë pune. Sipas ministrit ky konkurs do të hapet për dy apo tri javë deri sa të përfundojë faza vetëdijësuese.
Gjithashtu ky projekt sipas Gashit do të fillojë me 200 të rinj pastaj do të zgjerohet programi në mënyrë që të jetë më gjithëpërfshirës.
“Nuk ka ndonjë kriter specifik se kush duhet të aplikojë, pasi ky program është i vazhdueshëm”, tha Gashi gjatë një interviste në programin “Për ditë të mbarë” në RTV21.
Ministri paralajmëroi edhe një program tjetër “Fondi rinor” me një buxhet rreth 1 milion euro. Qëllimi i këtij programi është për inkuadrimin e të rinjeve dhe hapjen e bizneseve të reja.
“Kemi paralajmërime nga kompanitë, firma të ndryshme, organizatat ndërkombëtare dhe ndërmarrjet tjera që do të bëhen pjesë e këtij fondi. Viti 2019 do të jetë viti i rinisë”, tha tutje ministri.
Sipas Gashit të rinjtë në vitin 2019 do të kenë më shumë mundësi punësimi duke thënë se kjo lidhet edhe me ligjin e ri për sponzorizim në mënyrë që të përfitojnë edhe të rinjtë dhe jo vetëm sporti apo kultura.
Ministri Gashi lidhur me mënyrën e aplikimit dhe konkurset tha se do të lansohen informatat ditëve në vazhdim dhe të gjithë do të jenë të informuar për çdo gjë, pasi ky projekt sipas tij është shumë i madh dhe i rëndësishëm./21Media
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për red...
Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llo...
Trump në darkën e shtruar për Charls III: Edhe Mbreti është ...
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...