Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma të SHBA-së, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
FSK thekson se kjo arritje përbën dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të oficerëve tanë, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.
“Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale të oficerëve, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, theksohet në postim në ‘Facebook’.
Tutje bëhet e ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...