Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmime “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.
“Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar “Kursin Bazik për Oficer të MKAB” ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet “Studenti më i mirë ndërkombëtar” ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin “Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course” dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se FSK vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.
Suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu sipas njoftimit të FSK-së, thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të pjesëtarëve të FSK-së dhe gjithashtu përforcon imazhin e kësaj force në skenën ndërkombëtare.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...